Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mituri ther të miturin në Prishtinë

Një i mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK të hënën në Prishtinë, pasi ishte therur me thikë nga një i dyshuar, po ashtu i mitur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”.

Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.