Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mituri rrah babanë, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje, 17.03.2017, rreth orës 15:00 është arrestuar një i mitur, pasi kishte rrahur të atin.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar (i mitur) pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht prindin e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.