Në lagjen ‘Mati 1’, në Prishtinë, dje një djalë ka rrahur babanë e vet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.