Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mituri në Prizren e denoncon nënën për braktisje, pasi përfundoi në burg

Një i mitur në Prizren, nga burgu në Prizren, ku po vuan dënimin, ka denoncuar nënën e tij për braktisje, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën.

Në njoftim thuhet se i mituri ka deklaruar se si pasojë e braktisjes, ai ka devijuar dhe për pasojë ka kryer veprat penale, për të cilat po vuan dënimin.

“Ankuesi, i mitur, derisa ka qenë në vuajtje të dënimit, ka denoncuar nënën e tij, e cila e kishte braktisur djalin e saj të mitur dhe si pasojë e kësaj, ankuesi kishte devijuar dhe ishte marrë me vepra penale të vjedhjes, për të cilat është duke vuajtur dënimin. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.