Një shtetasi të Kosovës i është konfiskuar një armë cal.9mm, një karikator, sprej dhe një mbytës zhurme të armës në pikën kufitare në Merdar të dielën.
Ndaj të dyshuarit janë nisur hetimet.
“Njësia policore gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, ka gjetur dhe konfiskuar një armë e cal.9mm, një karikator, një sprej dhe një mbytës zhurme të armës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Po ashtu në rrugën Kusar-Goden në Gjakovë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë për kalim ilegal të kufirit. Atij i janë konfiskuar disa funte dhe është liruar me procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Të miturit në Merdar i gjenden një pistoletë me dy karikatorë e pesë fishekë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Kosovë, u kap me armë
-
I kapen materiale me mbishkrime nxitëse duke hyrë në Kosovë, shtetasi serb kthehet për Serbi
-
Arrestohet në Merdar i dyshuari për falsifikim të policës së sigurimit kufitar
-
Arrestohet një person në Vërmicë, i kapen armatim dhe rroba ushtarake