Ka filluar ceremonia e varrimit të Seldin Aliut, që ditë më parë humbi jetën në vendin e tij të punës, transmeton kp.
Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë qindra qytetarë, familjarë si dhe përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të sektorit privat bashkë me kryetarin e kësaj sindikate, Jusuf Azemi.
Seldin Aliu, 17, nga fshati Lubizhdë i Prizrenit, punonte në Fabrikën e Stiroporit në Mushnikovë të Prizrenit.
Ndryshe, sipas një komunikate të SPSP-së thuhet se për mosrespektim të kodit të punës nga shtetit tani edhe fëmijët kanë filluar ta humbin jetën nga neglizhenca e Ministrisë së Punës.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkelje në rastin e vdekjes së 17 vjeçit në vendin e punës, ende pa kallëzim penal
-
Ende pa të dyshuar për vdekjen e 17 vjeçarit në “Sat Styro”
-
SPSPK gjen tri shkelje të Inspektoratit të Punës në dënimin e kompanisë ku vdiq 17-vjeçari
-
Dy mijë euro gjobë për kompaninë ku vdiq 17 vjeçari
-
Edhe një person vdes në vendin e punës