Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I grabitet me forcë zinxhiri i arit një gruaje në Prishtinë

Në Policinë e Kosovës të martën u raportua një rast i vjedhjes nga një grua.

Siç thuhet në njoftimin 24-orësh, gruaja ka raportuar se një i dyshuar me forcë i ka grabitur zinxhirin e arit dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar dhe janë duke u kryer hetime intensive.

Rasti është cilësuar si “vjedhje grabitqare”.