Në fshatin Brodosanë të Dragashit i është djegur kulmi i shtëpisë, ka raportuar në Polici ankuesi, burrë shqiptar.
Përmes një komunikate për media Policia e Kosovës bën të ditur se zjarrëfikësit kanë shuar zjarrin, dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar nga ky rast, transmeton Koha.net.
“Ankuesi, shqiptar, ka raportuar se në rrethana të panjohura kulmi i shtëpisë së tij është përfshirë nga zjarri. Njësia e zjarrfikësve kanë dal në vend të ngjarjes dhe ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, thotë PK.
Artikuj të ngjashëm