Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka shoqëruar një grua në Polici me dyshimin se ka detyruar dy fëmijët e saj të kërkojnë lëmoshë.
Gruaja, e komunitetit Rom nga Mitrovica, këtë veprim e ka bërë së bashku me bashkëshortin e saj, transmeton Koha.net.
“Raportohet se e dyshuara femër K/Rome është shoqëruar në Polici, pasi që e njëjta në bashkëveprim me bashkëshortin e saj mashkull K/Rom kanë detyruar –shtyrë dy fëmijët e tyre të dalin në rrugë për të kërkuar lëmoshë. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Burrë e grua në Istog arrestohen nën dyshimin se detyruan fëmijët të kërkojnë lëmoshë
-
Dërgohen në polici dy gra që u hasën duke kërkuar lëmoshë me fëmijët e tyre
-
Arrestohet pasi detyron fëmijët të kërkojnë lëmoshë
-
Detyroi fëmijët të kërkojnë lëmoshë, arrestohet një grua në Pejë
-
Arrestohet nëna pasi detyroi fëmijët të kërkojnë lëmoshë