Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I dënuari për vrasjen e Triumf Rizës thotë se Enver Sekiraqa është i pafajshëm

I dënuari me 35 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, Arben Berisha, tani i ftuar në cilësinë e dëshmitarit në rigjykimin ku Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, ka mohuar të ketë marrë urdhra nga Sekiraqa për vrasjen e Triumf Rizës.

“Nuk më ka nxit mu Enver Sekiraqa për me vra Triumf Rizën, as nuk kam marrë urdhra prej Enver Sekiraqës për me vra, ai është i pafajshëm, as nga ndonjë familjar i tij, as prej kurrkujt se nuk e kom folur me kërkon këtë rast”, ka thënë dëshmitari Berisha.

Berisha ka folur për rastin dhe atë se si e kishte privuar nga jeta Rizën. Ai ka thënë se në parkingun e lagjes “Dardania”, rastësisht ishte takuar me tani të ndjerin, i cili i kishte fishkëlluar nga pas.

“Mu afru Triumfi ngat, më kapi për këmishe dhe më shajti “ta q** nanën e hajnit, çka po sillesh ti knej dhe unë i thash lëshom çka po më maltreton ti sa herë po më zatet në udhë, dhe Triumf Riza më shajti më tha: hup se po ta q* nanën po të vras si qenin”, ka theksuar Berisha.

Gjatë deklarimit të tij, ai tha se nga frika, kishte shtënë dy herë në drejtim të Rizës, me arsyetimin se e kishte parë dorën e tani të ndjerit që po shkonte afër brezit.

Edhe Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim, 17 vjet pas vrasjes së Triumf Rizës LAJMET E MBRËMJES Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim, 17 vjet pas vrasjes së Triumf Rizës

“Tani ai është kthy me shpinë nga një xhip i zi që ka qenë aty dhe u ndalë më ka shiqu dhe më tha hup se po të q* nanën po të vras dhe tani e ka çu dorën e djathtë në anën e majtë të brezit dhe unë mendova se mos po don me nxjerrë revolen dhe unë nga frika i pari e kam nxjerrë revolen e kam raportirë dhe kam shtënë dy herë rafall në drejtim të tij dhe e kam ni veten shumë të rrezikum dhe kam vepru kështu në vetëmbrojtje”, ka theksuar dëshmitari Berisha.

Ai ka deklaruar se në ditën kritike kishte takuar rastësisht në lokalin “Bar Sekiraqa”, Rrahim dhe Ilir Abdullahun, duke mohuar ndërlidhjen e tyre me rastin kritik.

Po ashtu, Berisha ka mohuar të ketë ditur se kanë pasur probleme mes vete Enver Sekiraqa dhe tani i ndjeri Triumf Riza.

Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me armën me të cilën kishte shkrepur atë ditë, dëshmitari ka deklaruar se atë armë ai e kishte blerë katër muaj më parë me qëllimin e vetëm për ta shitur.

“Armën e pata ble katër muaj para se me ndodhë rasti, s’e kam mbajtur rregullisht, por nganjëherë. Armën e kam marrë me vete atë ditë që t’ia shes ndokujt”, ka thënë ai.

Berisha ka theksuar se kishte përvojë me armë pasi që si i ri në moshën 18-vjeçare kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Koshare.

Edhe Dëshmitari thotë se Triumf Riza i tregoi se Enver Sekiraqa e kishte rrahur Adelina Ismailin Kronikë Dëshmitari thotë se Triumf Riza i tregoi se Enver Sekiraqa e kishte rrahur Adelina Ismailin

Ai ka deklaruar se Sekiraqën e kishte njohur si figurë mirëpo nuk kishte pasur ndonjë raport me të, ndërsa djalin e axhës së tij, Driton Sekiraqën, la thënë se e kishte njohur dhe kishte njëfarë lloj shoqërie me të pasi që edhe ai kishte qenë tregtar i veturave.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Mirëpo, Gjykata e Apelit më 6 mars 2020, kishte vendosur të aprovojë ankesën e mbrojtjes së Sekiraqës duke e kthyer rastin për të dytën herë në rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkallës së parë ishte marrë me shkelje të dispozitave të procedurës penale.

Sekiraqa për të njëjtin rast ishte dënuar edhe më 17 maj 2016, për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”.

Gjykata e Apelit, më 24 tetor 2017, kishte mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, pasi e njëjta gjykatë më 19 tetor, në orët e mbrëmjes, e kishte liruar nga paraburgimi atë dhe ndaj tij kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.

Për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, kishin votuar tri gjykatëset e Apelit, dy nga radhët e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykatësja vendore Mejreme Memaj.

Edhe Gjyqtari që e la të lirë Sekiraqën pritet të kalojë pa pasoja Arbëri Gjyqtari që e la të lirë Sekiraqën pritet të kalojë pa pasoja

Por, kjo gjykatë, pas vetëm dy ditësh, kishte vendosur që sërish ta rikthej në paraburgim, Enver Sekiraqën dhe për këtë, shkak ishte bërë një fotografi e publikuar në rrjetin social, nga miqtë që e kishin vizituar atë pas lirimit nga paraburgimi.

Me këtë, gjykata e shkallës së dytë, kishte vlerësuar se Enver Sekiraqa ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, që i ishte caktuar. / Betimi për Drejtësi