Pak pas mesnate, Policia e Dragashit ka pranuar një informacion që bënte me dije se një qytetar e kishte ekspozuar një armë zjarri në ambientet e një lokali hotelier, në fshatin Pllavë.
Në vendin e ngjarjes policia e ka takuar dhe kontrolluar të dyshuarin me ç’ rast i është gjetur një pistoletë e llojit TT M57 me tetë fishekë në karikator, transmeton Koha.net. Gjatë bisedës me të dyshuarin ka lindur dyshimi se i njëjti kishte konsumuar alkool, gjë që është verifikuar me alkool test dhe ka rezultuar të jetë 2.42 promilë.
Për rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit dhe më vonë të merret në pyetje për armën.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari që nën ndikim të alkoolit shtiu me armë nga vetura
-
Një person plagos veten, ishte i dehur
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se gjuajti me armë në aheng familjar
-
Babai i dehur gjuan me armë në drejtim të djalit të tij
-
I dehuri me armë tenton të hyjë në zyrën e kryetarit të Istogut