Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I dehur, kanos gruan e demolon shtëpinë

Një burrë në gjendje të dehur, në Shtërpcë, ka fyer e kanosur bashkëshorten e tij. Asisoj edhe ka demoluar gjithë shtëpinë.

Me të është marrë Policia e Kosovës, e rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Viktima femër ka raportuar se, i dyshuari mashkull bashkëshorti i saj, në gjendje të dehur ka fyer dhe kanosur me vrasje viktimën, dhe ka demoluar tërë shtëpinë. Është njoftuar mbrojtësi i viktimave, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.