Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka dërguar në mbajtje një burrë i cili derisa ishte në gjendje të dehur, i ka kërkuar bashkëshortes së tij para dhe e ka fyer e kanosur pasi ajo nuk ia ka dhënë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur në Prizren.
“Prizren, 24.08.2023 – 00:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur i kishte kërkuar para bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Pasi viktima nuk i kishte dhënë para të dyshuarit ai e kishte fyer dhe kanosë atë . I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ia mori 50 mijë euro një gruas duke e shantazhuar, i dyshuari kapet në flagrancë
-
Vajza e dehur kanos nënën e saj në Prishtinë
-
Tentoi të dhunonte një grua, arrestohet i dyshuari
-
Arrestohet i dyshuari për shantazh, i kërkoi para dhe e kanosi me publikim të fotografive një burrë
-
Arrestohet i dyshuari që detyroi një burrë t’i jepte 50 mijë euro