Kronikë

I dashuri ia kërkon vajzës nga Lipjani 70,000 euro për të mos ia zbuluar fotot intime

Një vajzë në Lipjan ka raportuar në Polici se i dashuri i saj, ka kërkuar që t’ia jap 70,000 euro para të gatshme, se përndryshe do ia dërgoj fotot intime familjarëve të saj.

Ndërsa, i dyshuari tjetër vëllai i viktimës, në shenjë reagimi dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe e ka kanosur me vrasje.

Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.