I dyshuari për vrasjen e së martës në Pejë është arrestuar mbrëmë dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ai është arrestuar të mërkurën rreth orës 20:15.
Nga i dyshuari, njësiti policor ka sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe 7 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Mësimdhënësi Xh.J. dyshohet se vrau babanë e nxënëses së tij. Javë më parë ai është dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Themelore për sulm seksual ndaj nxënëses, babai i të cilës u vra.
Rasti vazhdon të hetohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet mësimdhënësi i dyshuar për vrasjen babait të nxënëses së tij
-
Arrestohet një person në Pejë për sulm fizik ndaj babait të tij
-
Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë
-
Arrestohet i dyshuari për manipulim me prova pas vdekjes së një punëtori në Pejë
-
Arrestohen edhe dy të dyshuar për sulmin ndaj një polici në Pejë