Një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë ka sulmuar fizikisht të martën një oficer korrektues.
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka thënë për KOHËN se reagimi i stafit ka qenë i menjëhershëm për ta rikthyer situatën nën kontroll.
Sipas SHKK-së, ndaj të burgosurit është iniciuar rast në Polici, derisa oficeri korrektues po merr trajtim mjekësor.
“Lidhur ne rastin ju njoftojmë se në BSL i burgosuri ka sulmuar fizikisht Oficerin Korrektues. Reagimi i Stafit të Sigurisë ka qen i shpejtë dhe menjëherë është marrë situata në kontroll. Ndaj të burgosurit është iniciuar rasti në Polici, ndërsa Oficeri Korrektues është dërguar në stacionar të institucionit për tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.
-
Sulmohen fizikisht dy zyrtarë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë
-
I burgosuri në Dubravë sulmon dy gardianë
-
Sulm ndaj personave zyrtarë në Qendrën Korrektuese në Pejë, katër të lënduar
-
Suspendohet zyrtari korrektues, dyshohet se plagosi një person
-
Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë, u gjet i varur