Një punëtor humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës në kantierin e ndërtimit të stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Sipas policisë, viktima është 40-vjeçari Naim Idrizi, i cili dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë paradites së djeshme, duke punuar në ambientet e stadiumit, transmeton tch.
Ai është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital, por humbi jetën pas disa orësh atje.
Disa orë më vonë ai ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra. Policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Një punëtor humb jetën në stadiumin “Camp Nou”
-
Vdiq punëtori që ishte lënduar në vendin e punës në Shtime
-
Një punëtor vdes pas lëndimeve të marra nga rrëzimi në teatrin “Oda”
-
I riu nga Shqipëria vdes pasi bie prej 40 metrave lartësi në kompaninë “Sharrcem”
-
Aksident në punë, humb jetën shqiptari në Itali