Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

HIB Petrol konfirmon aksionin e Doganës, thotë se mund të jetë përfshirë një punonjës i tij

HIB Petrol ka konfirmuar hetimin dhe aksionin e Doganës së Kosovës në këtë korporatë.

Sipas një komunikate të HIB Petrol në Facebook, thuhet se kompania është njoftuar në lidhje me dyshimet dhe hetimi e një skeme të keqpërdorimit të emrit dhe të autorizimeve.

“Skema mund të përfshirë një punonjës të HIB Petrol SHPK që ka vepruar individualisht dhe për interesa personale”, thuhet nga HIB. “Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK që ka cilësinë e palës së dëmtuar, është në bashkëpunim të plotë me organet shtetërore duke tentuar që të bëjë sqarimin e plotë të ngjarjeve dhe të personave përgjegjës. Në këtë drejtim, HIB Petrol ShPK ka ofruar tërë mbështetjen dhe dokumentacionin të cilin e ka pasur në dispozicion si dhe bashkëpunimin e plotë me qëllim të zbardhjes së plotë të ngjarjes. HIB Petrol ShPK do të përdorë tërë mjetet ligjore për të adresuar dëmet të cilat i janë shkaktuar në lidhje me keqpërdorimet e mundshme”.

Në aksionin e sotëm ka pasur disa të arrestuar.