Dy raste të ndara të vdekjes janë regjistruar së fundmi në raportin 24-orësh të Policisë.
Aty është bërë e ditur se një hetim i vdekjes po zhvillohet në Prishtinë, ndërsa tjetri në Leposaviq.
Viktima në Prishtinë dyshohet të ketë vdekur më 19 janar.
“Raportohet se në banesën e tij pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa rasti në Leposaviq dyshohet të ketë ndodhur të shtunën e 27 janarit.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia nis hetime për dy vdekje, një në Prishtinë e një në Prizren
-
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
-
Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut
-
Policia nis hetimin për vdekjen e dy burrave në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë