Një burrë u arrestua në Ferizaj të premten mbrëma pasi u has nga Policia e Kosovës duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Nga ai u sekuestrua një thikë dhe më pas është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit me 0.82 promil dhe tek ai është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Arrestohet një person në Ferizaj për ngacmim seksual dhe sulm ndaj bashkëshortes
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje në Ferizaj
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua