Një person, me kapelë dhe fytyrën e mbështjellë me shall, nën kërcënim të një revoleje, ka grabitur 95 euro në një pikë të kompanisë “Ipko” në rrugën “Eliot Engel” të Pejës, të hënën pasdite.
Raportimin e ka bërë një punëtore e kompanisë.
Në këtë rast nuk raportohet për të lënduar.
Policia thotë se rasti po hetohet.