Edhe autostrada “Ibrahim Rugova” është bërë cak i hajnave të Kosovës.
Dje, në Policinë e rajonit të Prizrenit, kanë shkuar informata nga një punonjës i një firme që mirëmban këtë autostradë, se disa hajna kanë vjedhur 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse.
“Ankuesi që është punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës ka informuar se persona të panjohur kanë vjedhur rreth 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapet në flagrancë një tjetër person duke vjedhur mbrojtëse anësore në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Goditen tre punëtorë të mirëmbajtjes në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Kapet në flagrancë duke vjedhur mbrojtëse anësore në autostradë
-
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë të lënduar
-
Shtatë të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”