Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuar janë futur në një shtëpi në Kamenicë dhe duke e kërcënuar me një pistoletë, që më vonë rezultoi se ishte lodër, grabitën një arkë.
Viktima ka raportuar në Polici të shtunën se kishte hasur në shtëpinë e vëllait të tij dy të dyshuar, dhe njëri nga ta i kishte drejtuar armën e kishte tërhequr dy herë këmbëzën, por nuk kishte shkrepur.
“Njësia policore ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë një të dyshuar kosovar, nga i cili është konfiskuar një pistoletë lodër, që dyshohet se është përdorur në rastin e grabitjes. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Vjedhje e rëndë në Kamenicë, i dyshuari thyen kasafortën dhe merr para të gatshme
-
Në një shtëpi në Gjilan vidhet kasaforta me ari në vlerë 15 mijë euro dhe dy armë zjarri
-
Arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj një personi në Prizren
-
Grabitje e armatosur në një lokal në Fushë-Kosovë