Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Greqi, trevjeçari shqiptar mbytet në pishinë shtëpie

Një djalë trevjeçar është mbytur në një pishinë shtëpie në rrethin e Athinës në Greqi të martën, shkruan AthensVoice.

Sipas informacioneve të para, babai i fëmijës po punonte në një shtëpi kur trevjeçari i shpëtoi nga vëmendja dhe ra në pishinë, ku pak kohë më pas u nxor pa shenja jete.

Një hetim paraprak për shkaqet e tragjedisë po kryhet nga komisariati i Soudës.