Policia greke ka shkatërruar një bandë e cila grabiste banesat e futbollistëve. Siç raportojnë mediat helene, banda përbëhej nga 5 shtetas shqiptarë, të cilët kanë të njëjtin mbiemër, por nuk bëhet e ditur lidhja e tyre.
Ata janë Albdert Gjergji, Agida Gjergji, Anton Gjergji, Nikolin Gjergji dhe Bardhok Gjergji, raporton Oranews.
Shqiptarët akuzohen për 33 grabitje banesash, nga të cilat 9 kanë qenë të disa futbollistëve.
Shqiptarët pasi futeshin në apartamente merrnin sende me vlerë si bizhuteri, para dhe veshje.
Sipas medieve greke ata përdornin dy makina, njëra për grabitjen dhe tjera për arratisjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkatërrohet një bandë shqiptarësh në Spanjë, grabitën 13 banesa luksoze
-
Pamjet e kapjes së shqiptarëve në Spanjë që grabitën banesat e sportistëve të Realit dhe Atleticos
-
Goditet banda në Greqi, vidhnin banesat në Mykonos
-
Katër shqiptarë të arrestuar për 24 vjedhje në Itali
-
Hajdutët shqiptarë dënohen në Britani për grabitje, në shënjestër edhe shtëpia e ish-yllit të Aston Villas