Një sasi prej 650 mijë pilulash amfetaminë “captagon”, siç njihet droga sintetike e ushtarëve të Shtetit Islamik është kapur nga policia greke në një magazinë, në të cilën ndodhej edhe punishtja e prodhimit të pilulave të drogës, në zonën “Nea Peramo” të Athinës.
Droga sintetike ishte e paketuar dhe e gatshme për t’u dërguar në Turqi, e më pas në Siri, raporton tch. Autoritetet greke thanë se kishin marrë informacione prej shërbimeve amerikane për vendndodhjen e magazinës, si dhe destinacionin e lëndës narkotike. Të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje janë disa anëtarë të organizatës, mes tyre grekë, shqiptarë dhe turq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShqiptarët dhe grekët janë prodhuesit e narkotikëve, ndërsa turqit ishin të ngarkuar me dorëzimin e ngarkesës tek anëtarët e Shtetit Islamik në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë.
“Captagon” është një lloj droge që iu jepet luftëtarëve të Shtetit Islamik për të rritur përqendrimin, pakëson efektet e frikës, lodhjen dhe rrit euforinë e përdoruesit. Analistë të çështjeve të luftës e vlerësojnë “captagonin” si një ndër arsyet e dhunës ekstreme të përdorur prej ushtarëve të Shtetit Islamik në zonat e luftës në Siri dhe Irak.