Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje e armatosur në një restorant në Prishtinë

Grabitje

Foto: Ilustrim

Një restorant në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë ka qenë cak i një grabitje të armatosur, të hënën në mbrëmje.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se katër viktima që ishin duke punuar në restorant, kanë raportuar se aty kishin hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur me ç’rast kanë grabitur para.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.