Rreth orës 17:40 në lagjen “Dardania” të Prishtinës ka ndodhur një grabitje e armatosur.
Grabitje ndodhi brenda një institucioni mikrofinanciar saktësisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë policore të rajonit të Prishtinës janë aktivizuar me shpejtësi dhe kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit të të dyshuarit, marrjes e përpunimit të informacioneve si dhe kanë realizuar një operacion të rrufeshëm për kapjen e të dyshuarit”, ka deklaruar Policia për Kohën.
Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin i cili po përpiqej të ikte nga vendi i ngjarjes.
“Arrestimi i të dyshuarit; F. R, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet me bazë të jetë i implikuar në rastin e grabitjes në fjalë u krye në lagjen Dardania të Prishtinës përderisa i njëjti po përpiqej t’i shmangej ndjekjes së policisë. Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarin, pas kontrollit të ushtruar ka arritur të gjej dhe sekuestroj; - Një revole të llojit dhe tipit të veçantë, si dhe - Një sasi të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet të jenë paratë e grabitura”, njoftohet tutje.
Edhe
Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit si dhe ndërlidhjen eventuale të këtij të dyshuari me raste të tjera kriminale.
{gallery}
-
Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit
-
Arrestohet për grabitje një 19-vjeçar në Prishtinë
-
Një person i armatosur e me maskë grabit një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
-
Arrestohet i dyshuari për grabitjen në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë