Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje e armatosur në Gjilan, një i lënduar

Në Zhegër të Gjilanit raportohet se dy persona kanë kryer një grabitje të armatosur, ndërsa kanë sulmuar fizikisht një burrë.

“Viktima, burrë shqiptar, punëtor në një pompë të derivateve ka raportuar se dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur para”, thotë Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Artikuj të ngjashëm