Para rreth gjysmë orë ka ndodhur një plaçkitje e armatosur ndaj një institucioni mikro-financiar në qytetin e Fushë-Kosovës.
Flora Ahmeti, zëdhënës e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për Koha.net rastin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një institucion mikro-financiar në Fushë-Kosovë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin.
Detaje tjera ende nuk dihen.
Kujtojmë se kohëve të fundit, grabitjet e armatosura të bankave në vend janë shpeshtuar. Vetëm pak ditë më parë, në Istog u shënua një rast i këtillë ku, gjatë shkëmbimit të zjarrit mes plaçkitësit dhe policisë, i vrarë mbeti polici Izet Demaj, e po ashtu edhe plaçkitësi.