Nazmi Çangu, biznesmeni nga Nikla e Krujës, ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai ka deklaruar se 10 persona të maskuar e kanë lidhur dhe i kanë prerë gishtin.
Pasi Çangu ka rënë pa ndjenja, grabitësit kanë marrë nga banesa 8 mijë euro dhe çdo gjë tjetër që ka qenë në kasafortë, përfshirë edhe flori. Vlera totale e sendeve dhe parave që kanë marrë nga banesa përllogaritet deri në 100 mijë euro. Çangu ka mundur të dallojë që njëri nga grabitësit ka qenë i veshur me uniformë policie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Çangu ka një biznes në fushën e mobilerisë në Krujë. /Abc