Persona të maskuar e të armatosur ganë grabitur njërën nga filialet e një banke në Llapnaesë.
Ngjarja ka ndodhur para disa minutave.
Katër persona kanë hyrë në filialin e bankës “Teb” dhe nën kërcënimin e armës kanë kryer grabitjen.
Grabitjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj, transmeton kallxo.com
“Rreth orës 13 kemi pranuar një informatë se disa persona, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur filialën e një banke në Llapnasellë. Personat e dyshuar kanë kryer grabitjen ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Me rastin është duke u marrë Policia e Kosovës”, tha zëdhënësja Ahmeti- Haziraj.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro
-
Grabitën mbi 1.600 euro, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj katër personave