Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak prej (1) një muaj të pandehurit me iniciale N.K .
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 11.08.2017, rreth orës12:30 minuta në Prizren, në rrugën “WiliamVoker”, në Qendrën e Regjistrimit Civil MPB, në filialin e Postës, personit tjetër ia merr pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, në atë mënyrë që nga sporteli i Filialës së Postës merr arkën me mbishkrimin “Jetimat e Ballkanit” në brendi të së cilës kishte rrethe 150 (njëqind e pesëdhjetë) euro dhe largohet nga vendi i ngjarjes.
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, të vjedhjes nga neni 325 par.1 të KPRK-së.
-
Një muaj paraburgim për personin që vodhi arkën e bamirësisë në Prizren
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për vjedhjen në argjendari në Prizren
-
Një muaj paraburgim personit që vodhi 20 mijë euro në një këmbimore në Prizren
-
Paraburgim për të dyshuarin që kreu vjedhje në Prizren
-
Grabitet arka me para në një lokal në Prizren