Një aksident me pasojë vdekjen e një 14 vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në fshatin Bubq, të Fushë-Krujës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:40, në aksin rrugor që lidh fshatin Bubq me qytetin e Fushë-Krujës, ku një motoçikletë ka përplasur këmbësorin.
14 vjeçari me iniciale K.V. ka mbetur i vdekur nga aksidenti, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e motoçikletës, 68 vjeçarin P.P. dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq këmbësori që u aksidentua nga i mituri në Podujevë
-
Goditet për vdekje çiklisti i mitur në Gjakovë
-
Aksident i rëndë në Tiranë: Makina përplas për vdekje 14-vjeçarin me biçikletë
-
Vetura përplas motoçikletën në Shëngjin, vdes 27 vjeçari
-
Vdes dhjetëvjeçari ngasës i motoçikletës në një aksident në Fushë Kosovë