Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë.
Sipas njoftimit për media policia dhe ekipi i mjekëve kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 08:45 është raportuar për një aksident trafiku rrugor në rrugën ‘28 Nëntori’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti. Po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarje ka ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore”, thuhet në njoftim.