Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Godet me veturë këmbësorin, arrestohet shoferi

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Davidovc, Shtimë ka ndodhur një aksident.

Në raportin policor thuhet se më pas ka pasur edhe të arrestuar.

I dyshuari mashkull, i cili ishte duke vozitur veturën e tij Mercedes me targa lokale, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur një këmbësor.

Në këtë rast, këmbësori ka pësuar lëndime trupore me ç’rast është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, shoferi është dërguar në mbajtje.

Artikuj të ngjashëm