Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjykatësi kërcënon avokatin në Prizren

Avokati Gent Gjini, i cila ka tri vjet që e ushtron këtë profesion, po pretendon se gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, e ka kërcënuar.

Gjini thotë se Hoxha e ka thirrur atë në Gjykatë pa ia treguar arsyet e ftesës, raporton KTV.

Sipas tij, krejt kjo kishte ndodhur pasi javë më parë ai kishte deklaruar se ky institucion ka zvarritur procedurën, duke e mbajtur një klient të tij në paraburgim në më shumë se dy muaj.

Por, gjykatësi Ymer Hoxha, i ka mohuar këto akuza, duke thënë se Gjinin do ta dërgojë në Komision disiplinor, pasi, sipas tij, asgjë nuk ka të vërtetë në deklaratat e Gjinit.

Muaj më parë, klienti i Gjinit, Kreshnik Dodaj, ishte arrestuar në kufirin në Vërmicë.

Emri i tij kishte qenë në listën e Interpolit.

Ai kërkohej nga autoritetet gjermane për një vepër penale, ndërsa Gjini kishte deklaruar se si avokat i Dodajt nuk kishte marrë asnjë dokument se klienti do t’i ekstradohej.

Por, gjyqtari Hoxha ka thënë se për shkaqe sigurie ishte mbajtur sekret ekstradimi i Dodajt në Gjermani.

Artikuj të ngjashëm