Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall dënimet për të akuzuarit për bixhoz e fajde

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur i aktgjykim dënues ndaj dhjetë të akuzuarve për fajde, në mesin e tyre 9 burra e një grua. Dy të tjerë janë lënë të lirë në mungesë të fakteve.

Sipas raportit të Gjykatës Themelore në Prizren, i akuzuari me iniciale T.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale, organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga neni 300 paragrafi 1 i KPRK-së, si bashkëkryerës i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje pre 2 (dy) vjet e 3 (tre) muaj.

I akuzuari me iniciale K.K. nga Prizreni për veprën penale fajdeja nga neni 343 paragrafi 3 të KPRK-së i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vjet, si dhe veprën penale armëmbajtje pa leje nga neni 374 parag.1 te KPRK-se i shqiptohet dënimi me gjobë në shumën prej 1.500 (njëmijë e pesëqind) euro.

I akuzuari me iniciale B.B. nga Prizreni për veprën penale detyrim nga neni 267 parg.1 i KPRK-se i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 5 (pesë) muaj.

I akuzuari me iniciale B.A. nga Prizreni për veprën penale detyrim nga neni 267 parag.2 i KPRK-së i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 5 (pese) muaj.

Edhe Dënohen të akuzuarit për skema piramidale, bixhoz të paligjshëm, detyrim dhe fajde Kronikë Dënohen të akuzuarit për skema piramidale, bixhoz të paligjshëm, detyrim dhe fajde

I akuzuari me iniciale Gj.K. nga Prizreni për veprën penale fajdeja nga neni 343 parag.1. i KPRK-se, i shqiptohet dënimi me burgim ne kohëzgjatje prej 8 (tete) muaj.

I akuzuari me iniciale Gj.K nga Prizreni për veprën penale organizim i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm nga neni 300 parag.1 i KPRK-se i shqiptohet dënimi me burgim ne kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 5 (pese) muaj.

E akuzuara me iniciale Z.U. per veprën penale fajdeja nga neni 343 parag. i KPRK-se, i shqiptohet dënimi me burgim ne kohëzgjatje prej 6 (gjashte) muaj.

I akuzuari me iniciale G.K. nga Prizreni për veprën penale fajdeja nga neni 343 parag.1. i KPRK-se, i shqiptohet dënimi me burgim ne kohëzgjatje prej 5 (pese) muaj.

I akuzuari me iniciale E.L. per veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm nga neni 300 parag.1 i KPRK-se, i shqiptohet dënimi me burgim ne kohëzgjatje prej 6 (gjashte) muaj.

Edhe Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prizren Kronikë Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prizren

I akuzuari me iniciale H.K. për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm nga neni 300 parag 1 te KPRK-se, i shqiptohet dënimi me burgim ne kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

Te akuzuarit me iniciale R.F. dhe S.K LIROHEN nga akuza për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm nga neni 300 parag.1 i KPRK-se, pasi që nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzoheshin.