Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjykata në Zvicër nuk beson në dashurinë mes kosovarit 35-vjeçar dhe zviceranes 70-vjeçare

Leja e qëndrimit në Zvicër është një e mirë e lakmuar. Aq e lakmuar se ndonjëherë lidhen martesa me qëllim për të siguruar lejeqëndrimin. Një rast i tillë ka preokupuar autoritetet në kantonin e Aargaut.

Autoritetet supozuan se një grua 70-vjeçare është në një martesë false me një kosovar 35-veçar, me qëllim që t’i japë atij lejeqëndrimin në Zvicër, shkruan Blick.

Megjithatë, marrë parasysh se zakonisht ka vetëm indikacione dhe nuk ka prova për martesa false, procedura është mjaft e ndërlikuar.

Merren në pyetje njëkohësisht të dy bashkëshortët. Nëse mblidhen prova të mjaftueshme se martesa është bërë për të siguruar lejeqëndrimin për njërin bashkëshort, atëherë refuzohet lejeqëndrimi.

Sipas “Aargauer Zeitung” çifti raportohet se është martuar në verën e vitit 2018 në Kosovë.

Edhe Kosovares i lejohet qëndrimi në Zvicër edhe pse për 6 vjet nuk mësoi gjermanisht Arbëri Kosovares i lejohet qëndrimi në Zvicër edhe pse për 6 vjet nuk mësoi gjermanisht

Por, ai qëndroi në Kosovë. Me të arritur në Zvicër, gruaja bëri një kërkesë për bashkim familjar.

Por, autoritetet kishin dyshime dhe e refuzuan kërkesën me arsyetimin se ishte martesë false. Të porsamartuarit nuk e pranuan këtë dhe bënë apel në Gjykatë.

Në seancat gjyqësore që u zhvilluan në vjeshtën e nvitit 2021, hetuesit ishin në gjendje të siguronin historikun e bisedave të të dyve, duke ndihmuar kështu gjyqtarët të merrnin vendim. Gjykata arriti në përfundim se ka të dhëna bindëse se kosovari, së paku, nuk është serioz në lidhje me martesën dhe se po ndjek synime të tjera, që është sigurimi i lejeqëndrimit.

Sipas historikut të bisedave tregojnë se të dy janë takuar në Facebook. Ai i shkroi asaj në mënyrë spontane dhe nuk hoqi dorë derisa gruaja u përgjigj. Duke qenë se ata komunikonin rregullisht, gjykata supozoi, se kishte ekzistuar një vullnet i vërtetë për t’u martuar. Megjithatë, në biseda kishte prova që flisnin për të kundërtën. Bisedat mes tyre ishin ndërprerë disa herë për një periudhë të gjatë kohore.

Një tjetër pikë që flet se martesa është e rreme është fakti se të dy pothuajse nuk janë takuar fare që nga dasma. Që nga atëherë 35-vjeçari e ka vizituar gruan vetëm dy herë në Zvicër. Edhepse ai kishte një vizë që e lejonte të qëndronte në Zvicër për 90 ditë, vizitat e tij ishin të kufizuara në vetëm pak ditë.

Edhe Familja kosovare duhet të largohet nga Zvicra, akuzohet se mori mbi 600 mijë franga ndihmë sociale Kronikë Familja kosovare duhet të largohet nga Zvicra, akuzohet se mori mbi 600 mijë franga ndihmë sociale

Mësohet se i riu e ka kaluar pothuajse të gjithë kohën në dhomën e tij.

Sipas bisedës, gruaja kishte lutur kosovarin disa herë të dilte nga dhoma.

“Zemër, ku është problemi?” – kishte pyetur kosovari.

Prandaj gjykata arriti në përfundim se një sjellje e tillë e burrit tregon se ai nuk është i interesuar të jetojë me gruan nga Aargau dhe hodhi poshtë ankesën e gruas 70-vjeçare.

Ajo nuk po arrin ta kuptojë këtë.

Edhe Paraqitet në gjykatë kosovari në Zvicër që akuzohet se “bleu” gra nga Shqipëria për djemtë e tij Kronikë Paraqitet në gjykatë kosovari në Zvicër që akuzohet se “bleu” gra nga Shqipëria për djemtë e tij

“Nëse burri im donte të siguronte vetëm letrat, do të mund të kishte kërkuar dikë tjetër prej kohës”, tha ajo.

Gruaja po mendon të apelojë në Gjykatën Federale.