Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë vendimin për Ragip Hajdinin, i dyshuar si bashkëpunëtor në grabitjen e Rinasit.
“Arrest me burg” është masa për Hajdinin, i cili është i dyshuari i 6 për grabitjen e Rinasit.
Ndaj tij rëndojnë akuzat si grabitje me armë, armëmbajtje pa leje, vrasjen e efektivëve të policisë, mbetur në tentative, mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Aeroportin e Rinasit.
Ragip Hajdini nuk është një emër i panjohur për policinë e shqiptarëve të përtej kufirit. Shtetasi rezulton me precedentë të ngjashëm penalë edhe në Kosovë, aty ku ka qenë i dyshuar për grabitjen e 25 kg ar nga Dhoma e Dëshmive në Policinë e Pejës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ragip Hajdini nga Peja dyshohet si organizator i grabitjes së milionave në Rinas
-
I arrestuar për grabitjen në Rinas, në Kosovë dyshohej për vjedhjen e 25 kg ari nga Dhoma e Dëshmive
-
Mbyllen hetimet për megagrabitjen e Rinasit, prokuroria dërgon për gjykim 8 të dyshuar
-
Vdes Ragip Hajdini, i njohur si 'Daja' nga Kosova në rastin e grabitjes në Rinas
-
Të arrestuarve u gjenden para nga grabitja në Rinas