Gjykata e Rivlerësimit e Katanias, 48 orë pas dëgjimit të pretendimeve të 6 nga të arrestuarve të të ashtuquajturës “Dosja Habilaj”, vendosi këtë të enjte mosndryshimin e masës së sigurisë dhe qëndrimin e Moisi Habilajt dhe 5 bashkëpunëtorëve të tjerë të tij në burg, raporton TCH.
Vendimi është depozituar rreth mesditës në sekretarinë e Gjykatës së Katanias nga tre gjyqtarët Iarato, Benanti dhe Catena. Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë do qëndrojnë në burg deri në përfundim të procesit penal ndaj tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProvat e paraqitura nga Prokuroria e Katanias, lidhur me përfshirjen e këtij grupi në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kanë qenë bindëse për gjyqtarët, të cilët e refuzuan rekursin e paraqitur prej tyre, duke konfirmuar arrestin në burg.
Të martën, Moisi Habilaj dhe 5 nga bashkëpunëtorët e tij, të arrestuar tashmë, u paraqiten përpara gjykatës, ku nuk hezituan të mohonin akuzat dhe të kërkonin lirimin e tyre. Kërkesë kjo e konfirmuar nga avokati i Moisi Habilajt për Top Channel, sipas të cilit, akuza është sipërfaqësore.
Tashmë të arrestuarit do të vijojnë të qëndrojnë në qeli, ndërsa nga ana tjetër Prokuroria e Katanias do të nisë përgatitjen e dosjes për dërgimin për gjykim të 12 pjesëtarëve të këtij grupi të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij janë ndjekur e përgjuar për katër vite, ndërsa janë kapur 3.5 tonë hashash që ata trafikuan drejt Italisë.
Arrestimi i Habilajve në Siçili shkaktoi tërmet politik në Shqipëri. Prokuroria shqiptare kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit Tahiri, por mori leje vetëm për kontroll personal dhe banese. Dosja “Habilaj” në Itali hapi në Shqipëri çështjen “Tahiri”, e cila për opozitën është kthyer në “kalin e betejës” politike.