Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjuajtje me pistoletë në një aheng familjar në Suharekë, plagoset një femër

Mbrëmë në orën 21:45, në fshatin Sallagrazhdë, gjatë një ahengu familjar në oborrin e shtëpisë është plagosur një femër pas gjuajtjeve me armë zjarri.

Sipas hetuesve që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetime, thuhet se një i dyshuar kishte shtënë me pistoletë në ajër mirëpo një plumb e gishte goditur ballkonin e shtëpisë dhe kishte ndërruar kahe me ç’rast e ka plagosur një femër në këmbë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas plagosjes, viktima fillimisht ka pranuar ndihmë mjekësore në një ordinancë private në Suharekë e më pas është udhëzuar për trajtim në Spitalin Rajonal në Prizren.

Në vendin e ngjarjes policia e ka sekuestruar një pistoletë e prodhimit kroat, modeli HS-9 e kalibrit 9x19 dhe katër gëzhoja.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit policor.