Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Pejë

Policia ka njoftuar të premten se në një aheng familjar në Pejë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit, policia ka dalë në vendngjarje dhe ka arrestuar një të dyshuar për rastin, i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Në një aheng familjar, janë dëgjuar të shtëna me arme zjarri. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 8 fishekë dhe 3 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. I dyshuari është arrestuar dhe me pas është liruar ne procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.