Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjuajtje me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Dy persona kanë gjuajtur me armë drejt një personi derisa të dy palët ishin në vetura, të premten mbrëma në Prishtinë.

Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa Policia ka gjetur edhe katër predha në veturën e tij nga gjuajtjet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy persona të pa njohur për të i kanë bërë me shenjë të ndalet, pasi është ndalur njëri nga ta ka ekspozuar armën, viktima ka tentuar të ikë dhe i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tij duke qëlluar në veturë me katër predha. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se viktima nuk ka lëndime vetëm janë vërejtur predhat në veturën e tij. Të dyshuarit nuk janë takuar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin e PK-së.