Disa gjuajtje me armë kanë ndodhur në Rrugën B në orët e vona të së mërkurës, derisa dyshohet se ka edhe të plagosur.
Rastin e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasnqi, derisa nuk ka dhënë më shumë informata.
Ai ka thënë se ekipet janë në terren dhe pas pak do të informojnë për detaje.
“Ende nuk dihet saktë se çfarë ka ndodhur, pas pak do t’iu njoftojmë për detajet”, ka thënë ai.