Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjuajti me sëpatë veturën e personit të cilin e kanosi, arrestohet

Në Obiliq një person është arrestuar për kanosje dhe dëmtim të pasurisë.

Pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka gjuajtur me sëpatë veturën e viktimës pasi edhe e ka kanosur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull kosovar si dhe e kishte gjuajtur me një sëpatë duke i dëmtuar veturën. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.