Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën është gjetur pa shenja jete në veturën e tij një person në Dobërqan të Gjilanit.
Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi është dërguar për obduksion në IML.
“HETIM I VDEKJES/Dobërqan, Gjilan/15.02.2025-15:20. Është gjetur pa shenja jete në veturën e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Është një nga tri rastet e “hetimit të vdekjes” të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në një rast tjetër në Fushë-Kosovë, është gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij. Ndërsa në QMF të Malishevës, po të shtunën, një person ishte sjellë pa shenja jete nga familjarët dhe vdekja e tij u konstatua nga mjekët.