Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjilan, arrestohet një i dyshuar për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh personit B.M. i cili pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë të dëmtuarin S.A. duke i shkaktuar plagë në trup.

Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “kontroll të armëve”, vepra këto të sanksionuara me Kodin Penal të Kosovës, shkruan Koha.net.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të caktohej ndonjë masë më e butë, i pandehuri mund të ndikonte tek dëshmitarët”, thuhet në njoftimin dërguar medieve.