Është gjetur vajza 17-vjeçare nga fshati Skivjan i Gjakovës që ishte zhdukur para disa ditëve.
Policia e Kosovës dje kishte publikuar foton e vajzës duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj.
Vajza e mitur, siç njoftojnë burimet nga Policia e Rajonit të Gjakovës, është gjetur sot në Lipjan.
Shefi i sektorit të hetimeve nga rajoni i Gjakovës, Bekim Avdiaj, ka njoftuar për KOHËN se pas publikimit të fotografive dhe të dhënave të vajzës, Policia ka marrë një telefonatë dhe sot pasdite e ka gjetur atë në një lokal në Lipjan.
Ajo është shoqëruar për në stacion policor në Gjakovë ku është intervistuar në prani të prokurorit të shtetit.
Sipas Avdiajt e mitura ka deklaruar se ka filluar të bashkëjetojë me një djalë nga Prishtina dhe ka thënë se me vullnetin e vet ka shkuar atje.
Mësohet se 17-vjeçarja është dërguar përkohësisht në strehimoren “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë.
Gjendja e të miturës sipas shefit të hetimeve rajonale është e mirë.
Familja e saj është njoftuar në lidhje me rastin e gjetjes dhe policia po vazhdon me procedimin e rastit.