Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete në lokal një person në Dragash

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete në një lokal në Dragash. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pronari i lokalit ka raportuar se në lokalin e tij gjendet një person pa shenja jete. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Dragash 24.06.2023 - NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në lokalin e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.

Ndërkohë një “hetim i vdekjes” është raportuar edhe në Hajvali. Në pasditen e të shtunës në QKUK është sjellë pa shenja jete një person. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.